FOTO&VIDEO

Burgjet italiane nën hetime pas publikimit të pamjeve ku shihen rojet duke rrahur të burgosurit

Ministrja italiane e Drejtësisë, Marta Cartabia, ka urdhëruar që të bëhet një raport lidhur me kushtet në burgjet e Italisë, pas publikimit të videos ku shihen rojet duke goditur të burgosurit në një burg afër Naplesit.

Pamjet e të burgosurve derisa rrihen me shkopinj dore, janë kapur më 6 prill të vitit 2020, një ditë pasi në këtë burg kishin shpërthyer trazirat, për shkak se të burgosurit kishin kërkuar maska dhe teste për COVID-19 si reagim ndaj shpërthimit të virusit.

Pamjet e xhiruara janë publikuar tek këtë javë, nga gazeta Domani në Itali.

Si pasojë e këtyre veprimeve ndaj të burgosurve, deri më tani janë arrestuar 52 roje burgu. Rojet të cilat po ashtu janë suspenduar nga Ministria e Drejtësisë, përballen me akuza për torturë të rënduar, keqtrajtim dhe shkaktim të lëndimeve të shumta.

Një gjyqtar i hulumtimeve preliminare, e ka përshkruar dhunën si “një masakër të tmerrshme”, duke deklaruar se të burgosurit dyshohet se janë detyruar të zhvishen, të ulën në gjunjë dhe më pas janë goditur nga rojet të cilët mbanin helmeta për të fshehur identitetin, ka raportuar agjencia e lajmeve Ansa.

Ky rast ka shkaktuar ndarje politike në Itali, me Matteo Salvinin, udhëheqës i Lidhjes së Ekstremit të Djathtë dhe pjesë e koalicionit udhëheqës, i cili i ka vizituar të enjten të burgosurit.

Edhe Enrico Letta, udhëheqës i Partisë Demokratike të Qendrës së Majtë, i cili është po ashtu pjesë e koalicionit qeverisës, ka thënë se skenat e dhunës janë “të patolerueshme”

Skenat e rrahjes të të burgosurve kujtojnë rastin e Stefano Cucchit, i cili kishte vdekur pasi ishte goditur derisa ishte në paraburgim në një burg të Romës, në vitin 2009. Dy oficerë policorë ishin shpallur fajtorë në vitin 2019 për vdekjen e tij. Cucchi ishte vendosur në paraburgim pasi i ishin gjetur substanca narkotike derisa po qëndronte në një park të Romës. Në momentin e vdekjes si pasojë e goditjeve, ai peshonte vetëm 37 kilogram.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

3 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

17 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago