Rasti i Josef Fritzl padyshim do të mbetet si një nga më të frikshmit në dosjet kriminale apo kronikat e shkruara në media. Josef burgosi për plot 24 vite brenda bodrumit të shtëpisë vajzën e tij Elisabeth, me të cilën bëri dhe 7 fëmijë.
Por çfarë “bluhej” në mendjen e përbindëshit austriak që e bëri të shkojë deri në një akt të tillë, që është thuajse i pabesueshëm?
Është pikërisht libri “The Abysses of Josef F” në të cilin shkruhen detajet e krimit makabër dhe pjesë nga rrëfimi i Josef pas burgosjes, të cilat nuk ishin publikuar më parë.
Ky libër u botua në Gjermani javën e kaluar dhe mban autorësinë e avokates austriake Astrid Wagner.
Fritzl, i cili mbylli dhe abuzoi seksualisht me vajzën e tij Elisabeth, u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2009 për incest, përdhunim, detyrim, burgim të rremë, skllavërim dhe për vrasje nga pakujdesia të një prej djemve të tij të mitur.
Gjithçka e ka zanafillën në vitin 1984, kur ai denoncoi si të zhdukur vajzën e tij 18-vjeçare. Policia në atë kohë pas disa kërkimesh, nuk u mor më me zhdukjen e Elisabeth pasi i ati i saj i bëri të besonte se ajo ishte bërë pjesë e një kulti.
Në 26 Prill të vitit 2008, policia zbuloi bodrumin e frikshëm në shtëpisë e Josef në Amstetten të Austrisë. Kjo pasi një nga vajzat e tij përfundoi në spital e sëmurë rëndë. Ishin mjekët ata që alarmuan policinë duke qenë se pacientja nuk rezultonte fare e regjistruar në shtet.
Fritzl, tashmë 87 vjeç ka folur për krimet që ka kryer: Në fillim ishte vetëm një lojë. Por u mësova me të. Ideja, e cila më parë më dukej aq absurde, aq monstruoze, mori formë. Ishte mëngjes me shi i një të shtune kur unë vura në zbatim gjithë planin.
Pasi ai krijoi një burg të nëndheshëm të kyçur me një derë të rëndë metalike e cila mund të hapej vetëm me kod, Fritzl rrëmbeu të bijën.
“Pasi e futa në bodrum, të nesërmen në mëngjes, paraqita një raport në polici për zhdukjen e saj. I binda oficerët se ajo ishte bërë pjesë e një kulti dhe ishte larguar nga shtëpia”, shton ai.
Fritzl e detyroi Elisabetën t’i shkruante letra nënës së saj duke i shpjeguar se asaj i duhej kohë larg shtëpisë dhe më pas modifikoi foto të saj në qytete të largëta, duke i bindur të gjithë se ajo i ishte bashkuar një kulti.
“Nuk ishte e lehtë, sepse vazhdimisht më mundonte ajo që po bëja. Nuk i besoja askujt, por më duhet të vazhdoja përpara. Ishte sekreti im i madh. Mendimet e zymta më kapnin sidomos kur isha vetëm, por shpërqendrohesha me diçka tjetër”, ka deklaruar 87-vjeçari.
Abuzimi seksual ndaj Elisabeth herën e parë nisi pasi ajo humbi ndjenjat dhe më pas u bë një ritual i tmerrshëm aq sa çoi në lindjen e 7 fëmijëve, ku 3 prej të cilëve qëndruan gjithmonë me nënën e tyre në bodrum. Njëri vdiq në duart e Fritzl, disa ditë pasi lindi dhe ky i fundit ja hodhi trupin në një incenerator. Por, nuk mbaron me kaq. Fritzl gjente kohë edhe për pushime në vende si Tajlanda, duke i lënë viktimat e tij pa drita, në një ambient të ftohtë, me minj e pa ushqim.
Ai e justifikon gjithçka duke theksuar se i është mohuar: mirëkuptimi, përkujdesja dhe dashuria. Madje i moshuari ka plane për t’u rikthyr në Amstetten e për të ngritur një biznes atje.
Ai ka paraqitur një kërkesë për t’u transferuar në një burg normal, por Gjykatat austriake e kanë refuzuar. Fritzl, i cili ndryshoi emrin e tij në Mayrhoff gjashtë vjet më parë, tani thuhet se vuan çrregullime mendore. Edhe pse të gjithë e kanë cilësuar si të çmendur, avokatja e tij ka tjetër mendim. Wagner thotë: Ky plak është larg të qenurit i pafuqishëm, nuk ka asnjë shenjë çmendurie.
Avokatja e botoi librin në bazë të rrëfimeve që krimineli i ka bërë.
Para se të tregohej krejtësisht monstruoz me vajzën e tij, Fritzl kishte pasur dhe një histori abuzimi më parë. Në vitin 1967, një vit pasi Elisabeth lindi, ai hyri në shtëpinë e një infermiereje 24-vjeçare në Linz dhe e përdhunoi atë, duke i mbajtur një thikë në fyt. Ai u akuzua gjithashtu si i dyshuar në tentativën për përdhunim të një gruaje tjetër. Ai kreu vetëm 12 muaj burg.
Teksa hetuesit shkojnë pas në kohë për ta studiuar më mirë atë si personazh thuhet se Fritzl ka lindur në Amstetten në vitin 1935 dhe është rritur nga nëna e tij. Babain e kishte të alkoolizuar dhe e kishte braktisur që kur Josef ishte 4 vjeç. Pavarësisht se u rrit pranë nënës së tij, kjo e fundit e kishte dhunuar vazhdimisht.
“Ka një njollë të zezë që fshihet brenda meje. Unë jam një person i dërrmuar. Kur isha fëmijë mendoja se askush s’më donte, nëna ime s’më puthte as më përqafonte kurrë. Kisha frikë nga ajo, më rrihte shumë. Më ndaloi të kem shokë, më quante kriminel e djall. Jam penduar me zemër për atë që i kam bërë familjes time, por nuk mund ta kompensoj dot. Për t’u hakmarrë ndaj nënës time unë e mbylla në nja papafingo me tulla vitet e fundit para se të vdiste. Në të vërtetë jam njeri i mirë, nuk e di pse dhe gruaja ime apo vajza ime nuk do më asnjë kontakt me mua”, shkruhet në librin, ku pasqyrohet rrëfimi i Josef.
Vajza e tij, Elisabeth tani ka një identitet të ri, ashtu si gjashtë fëmijët. Ata janë zhvendosur në një fshtat të vogël austriak. Shteti pagoi 700,000 £ për shtëpinë e tyre e cila rrethohet nga një gardh i lartë dhe monitorohet me kamera.
Ndërkohë Fritzl kalon shumicën e ditëve vetëm me televizorin dhe kompjuterin e tij. Thuhet se ai merret me rritjen e perimeve në kopshtin e burgut.