Former U.S. President Donald Trump arrives at Manhattan Criminal Courthouse, after his indictment by a Manhattan grand jury following a probe into hush money paid to porn star Stormy Daniels, in New York City, U.S., April 4, 2023. REUTERS/Brendan McDermid
Kolumnistja E Jean Carroll ka thënë se ka një plan për shpenzimin e një pjese të 83.3 milionë dollarëve që i fitoi në rastin ku ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e kishte paditur për shpifje, pas akuzave të saj për sulm seksual e përdhunim, shkuan BBC.
Ajo ka thënë se paratë mund të përdoreshin për të ngritur një “fond për gratë që janë sulmuar seksualisht nga Donald Trump”.
Një gjykatë në New York ka vendosur që Trump duhet të paguajë këtë shumë për shpifje ndaj kolumnistes E Jean Carroll.
Sipas gjykatës Trump kishte shpifur duke e quajtur gënjeshtër akuzën e Carroll për sulm seksual ndaj saj.
Trump vitin e kaluar është shpallur fajtor për abuzim seksual të Carroll që thuhet se kishte ndodhur në vitet ‘90. Gjykata kishte hedhur poshtë pretendimin e kolumnistets për përdhunim.
Trump ka paralajmëruar se do ta apelojë vendimin, duke e quajtur atë “qesharak”.
Dhjetëra gra e kanë akuzuar ish-presidentin për përdhunim, sulm dhe ngacmim seksual. Akuzat janë të periudhave të ndryshme kohore, duke filluar nga vitet ’70.
Trump i ka mohuar akuzat.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…