SPORT

CAS-i hedh poshtë ankesën e Rumanisë për ndeshjen ndaj Kosovës

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) të enjten (13 shkurt) ka hedhur poshtë ankesën e Federatës Rumune të Futbollit (RFF) kundër dënimeve të UEFA-s për ndeshjen ndaj Kosovës.

CAS-i ka konstatuar se dënimet e UEFA-s karshi Federatës rumune janë proporcionale me shkeljet që janë bërë.

Paneli i CAS-it vuri në dukje se Federata rumune nuk e kundërshtoi shkeljen e rregullores së UEFA-s (sjellja raciste dhe diskriminuese e tifozëve dhe transferimi i mesazheve provokuese), por i kundërshtoi sanksionet disiplinore.

“Paneli vendosi se shkeljet e kryera nga tifozët rumunë ishin serioze dhe se sanksionet ishin në përputhje me Rregulloret Disiplinore të UEFA-s dhe jo disproporcionale. Rrjedhimisht, vendimi i kontestuar u la në fuqi nga paneli i CAS-it”, thuhet në njoftimin e kësaj gjykate.

Federata rumune u ankua në CAS, duke vlerësuar se dënimet e UEFA-s ndaj saj ishin shumë të larta. UEFA e regjistroi ndeshjen me rezultat zyrtar 3:0 në të mirë të Rumanisë, por Federatën rumune e gjobiti me 128 mijë euro dhe me zhvillimin e një ndeshjeje pa shikues.

Ndeshja Rumani – Kosovë ishte zhvilluar më 15 nëntor në Bukuresht. Në minutat shtesë, kur rezultati ishte 0:0, në fushë erdhi deri te një përplasje mes lojtarëve. Në tribuna u dëgjuan thirrje “Serbia, Serbia” dhe lojtarët e Kosovës u larguan nga fusha. Ata refuzuan të kthehen për të vazhduar ndeshjen, ndonëse këtë ua kërkoi arbitri i ndeshjes, danezi Morten Krogh. Arbitri më pas doli në fushë dhe dha shenjë për fundin e takimit.

Ndërkohë, sa i përket ankesës së Federatës së Futbollit të Kosovës, CAS-i ka thënë se është ende në shqyrtim. Por FFK-ja nuk pati sqaruar se me çfarë kërkese i është drejtuar gjykatës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

57 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

6 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

16 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

20 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

20 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

23 orë ago