Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, tha se Policia e Shtetit nuk ndërhyri për të shpërndarë mbështetësit e Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, që ishin grumbulluar para Gjykatës së Posaçme, pasi, sipas tij, ata ishin simpatizantë, shkruan A2 CNN.
“Aty ka një shërbim të planifikuar dhe planëzuar. Kjo është detyrë që e bën çdo ditë. Edhe në raste të tjera ka pasur tubime të lajmëruara në formën e protestave. Ata ishin simpatizantë. Policia e Shtetit merr masat për të siguruar Prokurorinë e Posaçme. Ata patën vështirësi pasi aty pati një grumbullim të papritur të simpatizantëve, jo protestues”, tha Hoxhaj para se të futej në Parlament.
Qindra mbështetës të Erion Veliajt, mes tyre edhe artistë e sportistë të famshëm në vend, u mblodhën para godinës së Gjykatës së Posaçme dhe qëndruan aty deri në dhënien e vendimit për masat e sigurisë ndaj kryebashkiakut Veliaj, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, dhe biznesmenëve të akuzuar si të përfshirë në një skemë korruptive. Veliaj dhe Xoxa akuzohen edhe për pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Ndaj kryetarit të Bashkisë Tiranë u konfirmua masa e sigurisë arrest me burg, ndërsa ndaj bashkëshortes së tij u dha një masë më e zbutur sigurie, nga arrest në shtëpi në detyrim paraqitje.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…