Kreu i diplomacisë turke Mevlut Çavushoglu mbrojti tezën se dhe Shqipëria është e rrezikuar nga FETO, thënë ndryshe gylenistët.
Gjatë një vizite në Tiranë, në një konferencë shtypi me homologun Cakaj, tha se ky rrezik i është bërë i qartë Shqipërisë.
“Turqia investitori më i madh në Shqipëri. Shumë firma tona kanë bërë investime të rëndësishme në Shqipëri. Shpjegova disa probleme që përballen punonjësit tonë. Të marrin datën e hapjes së negociatave.
“FETO nuk është e rrezikshme vetëm në Turqi, por edhe në vendet ku ajo ndodhet. Është një organizatë që kontrollohet nga shërbimet e disa vendeve. Kemi shpjeguar rrezikun që ajo paraqet. Ne nuk dëshirojmë që Shqipëria të jetë një portë sigurie për FETO-n. Ne mendojmë që prania e FETO-s është një rrezik dhe kërcënim për të ardhmen e Shqipërisë”, tha zyrtarii lartë i Ankarasë.
Ai paralajmëroi dhe një vizitë së shpejti në Shqipërisë të Presidentit Erdogan.
Nga ana tjetër, ministri Cakaj vlerësoi disa marrëveshje të nënshkruara me Turqinë, ku veçon ajo e njohjes së patentave.
“Kemi nënshkruar tre dokumente”: memorandumin e mirëkuptimit për shkëmbim të diplomatëve, mundësi për shkëmbim të përvojave, atë të një deklarate me qëllim luftën kundër terrorizmit dhe së treti për njohjen e ndërsjelltë të patentave”, tha Cakaj.
E diskutueshme është pika e dytë, pasi Turqia e konsideron FETO-n si organizatë terroriste, e kjo që pas akuzave se ajo qëndron pas grushtit të shtetit dështuar të korrikut 2016.