FOTO&VIDEO

Çejku Buçinca rrëfen kohërat e rënda: Milici i armatosur serb na rrinte mbi krye kur jepnim lajmet

Ikona e lajmeve qendrore, një herë në Radio Televizionin e Prishtinës e më pas në Radio Televizionin e Kosovës, Besa Çejku Buçinca është pensionuar nga profesioni i saj shumëvjeçar.

Ajo, një ditë pas pensionimit, ka qenë mysafire në emisionin “Frontal”, ku mes tjerash ka treguar edhe një histori interesante, kur në kohën e masave represive dhe të dhunshme, bashkë me kolegët e saj në televizion përpiqeshin që të përçonin të vërtetën.

E siç ka thënë ajo, puna duhej të bëhej nën “milicin” serb të armatosur që ishte vënë aty për t’i frikësuar prezantuesit dhe gazetarët e televizionit.

“Më kujtohet një rast, kam thënë edhe herave të tjera, nuk e di se cili prej redaktorëve, por që të dy kanë qenë, herë njëri e herë tjetri, Ali Alaj dhe Muhamed Mjeku. Dhe kur në këtë kohë vazhdonte kontrolli dhe censura, ne filluam të rebelohemi… secilën herë kontrolloheshin tekstet e lajmeve nga nivelet më të larta, kryeredaktori e teposhtë. Ne bënim një variant që u pëlqente atyre dhe pastaj e ndryshonim, sidomos kur kishte ndonjë lajm që kishte të bënte me minatorët, ne fusnim nëpër xhepa lajmet dhe kur vinte aty radha e dinim se kur duhet ta nxjerrim, ndërkohë që në studio më qëndronte një milic i armatosur, derisa lexonim lajmet. Pastaj diskutohej se a shikoje lajmet, pse s’i shikove…”, ka thënë ajo në “Frontal”. /GazetaExpress

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

7 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

9 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

18 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago