Celularët nën lëkurën e veshit në të ardhmen

E ardhmja e celulareve është nën lëkurë. Ky është parashikimi i krijuesit të celularit si formë komunikimi, inxhinieri Marty Cooper që zhvilloi Motorola DynaTac, telefoni celular i parë në histori.

Gjatë Kongresit “Mobile World 2023” ku ishte i pranishëm për çmimin e karrierës, pasi shënohen 50 vite nga telefonata e parë e kryer nga një telefon jo fiks, në New York 1973, ai thkesoi se smartphonët në të ardhmen do të implantohen nën lëkurën e veshit.

Sot telefonat nuk përshtaten plotësisht me anatomninë njerëzore, dhe evolucioni i shpikjes së tij nuk është i kënaqshëm. Dhe për këtë arsye, thekson inxhinieri 94 vjeçar, evolucioni i teknologjisë del si nevojë për një integrim akoma më shumë me trupin e njeriut. Sipas parashikimit të tij smartphonët do të jenë një sërë çipesh të shpërndara në trupin e njeriut dhe do të kenë edhe sensorë për të mbajtur nën kontroll njëkohësisht të gjithë parametrat jetësorë, dhe do jetë trupi që do t’i karikojë me energji.