Pothuajse 100,000 refugjatë ukrainas janë dërguar për t’u zhvendosur në rajonet në të gjithë Rusinë lindore nga Presidenti Vladimir Putin.
Lajmi bëhet me dije nga Sky News, teksa njoftohet ndër të tjera se Kremlini urdhëroi që 95,739 civilë nga rajonet Donetsk dhe Luhansk të zhvendosen mijëra milje larg shtëpive të tyre në zona duke përfshirë Siberinë dhe Rrethin Arktik në Rusi muajin e kaluar.
Nga ana tjetër në një dekret, nga The Independent, Moska tha se aprovoi shpërndarjen e qytetarëve. Raporti i fundit vjen pasi ambasada amerikane në Kiev pretendoi se forcat ruse po largonin mijëra fëmijë ukrainas dhe po i çonin në Rusi.
Muajin e kaluar, ambasada shkroi në Twitter se 2,389 fëmijë ukrainas nga Donetsk dhe Luhansk, në rajonin e diskutueshëm të Donbasit, ishin “larguar ilegalisht”, duke cituar ministrinë e jashtme të Ukrainës
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…