Situata hidrike në kaskadën e lumit Drin paraqitet e qëndrueshme, pavarësisht prurjeve të larta natyrore të regjistruara gjatë orëve të fundit.
Sipas përditësimit zyrtar të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, deri në mesditë prurjet në hyrje të kaskadës janë më të larta në HEC Fierzë, me 1 mijë e 200 metra kub për sekondë.
Në HEC Koman prurjet arrijnë në 350 metra kub për sekondë, ndërsa në HEC Vau i Dejës në 100 metra kub për sekondë.
Edhe nivelet e liqeneve mbeten brenda kuotave të menaxhueshme. Liqeni i Fierzës ndodhet në kuotën 290 pikë 8 metra mbi nivelin e detit, Koman në 172 metra, ndërsa Vau i Dejës në 74 pikë 5 metra.
Falë këtyre kushteve hidrike, prodhimi ditor i energjisë elektrike në tre hidrocentralet e kaskadës ka arritur në rreth 24 mijë megavat-orë, duke kontribuar ndjeshëm në mbulimin e nevojave të sistemit elektroenergjetik në vend.
Sa i përket menaxhimit të prurjeve, aktualisht nuk ka shkarkime nga HEC Fierzë, ndërsa nga HEC Koman shkarkohen 300 metra kub për sekondë dhe nga HEC Vau i Dejës 700 metra kub për sekondë.
Paralelisht me prodhimin, KESH ka vijuar edhe shitjen e energjisë në treg. Për periudhën 12–18 janar 2026, janë kontraktuar afro 60 mijë megavat-orë energji elektrike, me një çmim mesatar rreth 60 euro për megavat-orë, duke siguruar rreth 1.1 milionë euro të ardhura shtesë për kompaninë.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…