Lista Serbe ka nisur lojën e fëlliqur, të dirigjuar të Beogradit, me kërcënime ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës.
Në një konferencë për media, kjo parti ka vajtuar vendimin e institucioneve të drejtësisë për ish-ministrin e Administratës dhe Pushtetit Lokal (MAPL), Ivan Teodosijeviq, i cili u dënua me dy vjet burgim, pasi është shpallur fajtor për deklaratat që i kishte bërë në lidhje me shqiptarët dhe masakrën e Reçakut.
Srpska u deklarua se në rast se ky vendim bëhet i formës së prerë atëherë do të mbahet mend si një letër e zezë nga gjyqësori kosovar.
“… dhe nëse aktgjykimi e mbështet Gjykata e Apelit ne do t’i ftojmë të gjithë përfaqësuesit e popullit serb të largohen nga institucionet ku punojnë”, u shpreh kryetari Goran Rakiq.
Ndryshe, Ivan Teodosijeviq akuzohej për veprën penale “nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.
Aktgjykimi ndaj tij, është shpallur nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
Ai është obliguar që në emër të shpenzimeve të paguajë paushallin gjyqësor 50 euro dhe në emër të fondit të viktimave 50 euro të tjera, të cilat do të paguhen pas 30 ditësh, pasi që aktgjykimi të bëhet i formës së prerë. Gjykatësi Konxheli, ka thënë se arsyetimin e këtij aktgjykimi në detaj do ta japin në formë të shkruar dhe me kohë do t’u dërgohet palëve.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…