Çmimet kinematografike BAFTA, më prestigjiozet e Britanisë së Madhe, kanë një fitues të qartë, ne ceremoninë sapo përfunduar. Është filmi “All Quiet on the Western Front” (Asgjë e re nga fronti i Perëndimit), një adaptim i arrirë i novelës së njohur të shkrimtarit gjerman Erich Maria Remarque.
Filmi i regjisorit Edward Berger, që trajton me sytë e një ushtari të ri absurditetin makabër të luftës së parë botërore, si simbol i çdo lufte.
Filmi gjerman, i prodhuar nga Netflix, fitoi shtatë trofe BAFTA, përfshirë atë të filmit më të mirë, skenarit të adaptuar, regjisë dhe filmit në gjuhë të huaj, duke thyer një rekord për një film jo britanik.
Një nder jo i paprekur më parë nga novela me tone dramatike, aty ku versioni i vitit 1930 i novelës ka fituar 2 çmime Oskar.
Trofe pati edhe për filmat “Banshees of Inisherin”, falë të cilit Barry Keoghan fitoi çmimin e aktorit më të mirë, ndërkohë që çmimi për aktoren u fitua nga Cate Blanchett, me filmin “Tar”.
Ndërkohë, dokumentari më i mirë u shpall ai i quajtur “Navalny”, që tregon historinë e vërtetë të disidentit kryesor ndaj regjimit të Vladimir Putin në Rusi.
Porti më i madh dhe qendra kryesore e magazinimit të naftës në Emiratet e Bashkuara…
Presidenti amerikan Donald Trump u përplas me një gazetare gjatë një takimi me gazetarët në…
Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…
Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se e pret një e ardhme e vështirë nëse…
Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…
Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…