Çnjerëzore, del një video e motrave medicinale duke rrahur një paciente diku në Pejë

Një grua e moshuar po rrahet me shuplaka brutalisht nga një vajzë e re, e cila në bazë të veshjes duket se është infermiere. Sulmuesen po e ndihmojë për ta rrahur të moshuarën të paktën edhe tri vajza të tjera, ku njëra prej tyre po e filmon ngjarjen.

Dhuna ndaj të moshuarës raportohet se ka ndodhur në një Shtëpi të të Moshuarve në Pejë.

Pamjet e rënda i ka shpërndarë në Facebook aktorja Kaltrinë Zeneli.

Kujdes pamjet janë të rënda:

 

Sulmuesja vazhdimisht qesh derisa e rrah të moshuarën.

Në vijim Express do të ju sjellë detaje nga ky rast.