LAJME

CNN: Shqipëria, një perlë mesdhetare. Rrjeti televiziv amerikan e rendit vendin tonë ndër 12 destinacionet turistike të kësaj vere

Media prestigjioze amerikane CNN e rendit Shqipërinë si një ndër 12 destinacionet turistike të kësaj vere.

CNN ka publikuar një foto nga qyteti historik i Krujës, teksa e cilëson Shqipërinë si një perlë të Mesdheut, ndërsa e rendit mes  vendeve si Spanja, Austria, Tailanda, Peruja, Malta apo Italia.

“Shqipëria është një perlë mesdhetare që ka të ngjarë të jetë më pak e mbushur me njerëz këtë verë sesa Greqia dhe Kroacia. Ka një vijë bregdetare të mrekullueshme me plazhe të paprekura; Butrinti, një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që dikur ishte një koloni greke dhe qytet romak, i braktisur më vonë gjatë Mesjetës; plus mundësi për shëtitje, ecje dhe eksplorim të jashtëzakonshëm”, shkruan CNN.

Sipas CNN , ky sezon veror do të jetë një sukes i madh udhëtimesh në mbarë botën. Globalisht, udhëtimet ndërkombëtare ishin në 80% të niveleve të para-pandemisë në tremujorin e parë të 2023, dhe një verë e fortë pritet në hemisferën veriore, sipas Organizatës Botërore të Turizmit të OKB-së.

Kjo do të thotë se planifikimi i një pushimi veror këtë vit mund të përbëjë një sfidë për udhëtarët, pasi fluturimet drejt shumë destinacioneve po mbushen dhe disa linja ajrore po paguajnë bileta rekord.

Po ashtu, sipas CNN, edhe  hotelet dhe pronat me qira janë rezervuar në vendet e njohura. Ndaj këshillon se nëse ende po mendoni të bëni një pushim veror, veproni shpejt dhe merrni parasysh idetë e listuara të 12 destinacioneve për të shijuar pushimet.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

3 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

8 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

22 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

23 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago