Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë sonte gjatë një interviste se do të pasojë një situatë e vështirë në Kosovë, diçka që as që mund të ëndërrohej deri më tani.
Sipas tij, e tëra kjo po ndodhë për shkak të “provokimeve të Albin Kurtit”.
“Kam frikë nga pasiguria e përgjithshme, paqëndrueshmëria, por edhe konfliket e mëdha, sepse serbët nuk mund ta tolerojnë këtë dhe e di që këta që i shkaktuan këto trazira, dëshirojnë dhe ëndërrojnë të bëhen “Zelensky” dhe nuk do të tërhiqen”, deklaroi Vuçiq, transmeton Insajderi.
Vuçiq theksoi se njerëzit mendojnë se ajo për të cilën ai flet ndoshta është një pjesë e detyrueshme burokratike, pasi ata nuk e kuptojnë se diçka e rrezikshme po ndodhë.
Ai shtoi se serbët nuk do të rrinë duarkryq dhe sigurisht do të protestojnë, duke kërkuar që t’u kthehen objektet e tyre, të cilat sipas tij, Kurti i ka marrë me forcë policore.
Vuçiq bëri të ditur se në ditët në vijim do të ketë takime me presidentin francez Emmanuel Macron dhe presidenten sllovake Zuzana Caputova në Bratislavë.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…