Si pasojë e Covid-19 kanë ndërruar jetë dy mjekë kosovar, një reumatolog dhe një kirurg.
Bëhet fjalë për reumatologun, Sylejman Rexhepi i cili ka ndërruar jetë sot në mëngjes si dhe kirurgun Ali Tolaj.
Lajmin për vdekjen e Rexhepit e kanë konfirmuar familjarët e tij.
Ndërkaq lajmin për vdekjen e dr. Tolaj e ka bërë të ditur Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës.
Njoftimi i plotë:
Ndahet nga jeta Dr.Ali Tolaj
Na trishtoj pas mase lajmi për ndarje nga jeta ketë mëngjes e Dr. Alis, mjekut të përkushtuar që shërbeu pa u lodhur dhe nuk u nda asnjë dite nga puna e tije. Dr.Ali (Kadri) Tolaj -1961-2020, Kirurg në Spitalin e përgjithshme në Gjakovës nga viti 1988,Dr.Alia që nga fillimi i Pandemisë ishte në krye të detyrës duke ju shërbyer pacientëve deri në ditën kur edhe vete rezultojë pozitiv në Covid-19. Megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit të shëndetësorë për kolegun e tyre, ai nuk e fitoi dot betejën me virusin e rrezikshëm. Është një humbje e madhe për sistemin shëndetësor, humbja e një mjeku që ka shërbyer me përkushtim e profesionalizëm për shume vite. Menagjmenti,koleget,gjithë stafi i Spitalit ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve.
Ju rikujtomë qytetarëve të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim!