Serbia mund të llogarisë në ndihmën e Bashkimit Evropian vetëm kur të vendosë sanksione ndaj Rusisë, ka thënë eurodeputetja, Viola von Cramon.
Nëse me të vërtetë dëshiron anëtarësimin në BE, atëherë duhet të sheh “ku përket”, tha ajo për mediumin serb “Nova”.
“Serbia duhet të dëshmojë qartë ku dëshiron të përket dhe nëse me të vërtetë dëshiron të anëtarësohet në BE, duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë”, tha eurodeputetja.
Serbia duhet të ndjekë shembullin e Moldavisë në raport me Rusinë, tha Viola von Cramon.
“Kur qeveria e re pro-evropiane e Moldavisë vendosi të shkëpusë lidhjet energjetike me Rusinë, BE fuqizoi lidhjet me Moldavinë dhe e lidhi me sistemin energjetik evropian, duke i dhënë edhe asistencë makro-financiale të madhe për të menaxhuar faturat e gazit dhe të energjisë”.
Partnerët e sinqertë dhe të mbështetshëm, BE nuk i lë në baltë, siguroi Cramon.
“Por të luash të gjitha letrat dhe të ndihmosh Rusinë për të mënjanuar sanksionet, të importosh armë kineze në mes të luftës në Ukrainë, kjo dërgon sinjale radikalisht të kundërta”, tha Cramon.
BE, tha ajo, është një proces që kërkon përmbushje të standardeve, vlerave, parimeve të mirë-etabluara evropiane.
Siç tha ajo, sanksionet ndaj subjekteve dhe politikanëve rusë janë pikërisht këto – parime dhe vlera në praktikë.
“Harmonizimi i Serbisë me politikën e jashtme të BE-së është vërtet i domosdoshëm për integrim të mëtejshëm në BE, sepse nuk do të ketë mbështetje për hapjen e grupeve apo kapitujve të rinj nëse kjo nuk bëhet”.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…