POLITIKE

Çun Lajçi: Do t’i kërkoj falje Ramushit e do t’i bie n’gjuj, nëse e hap pikën kufitare në Çakorr, aty të kafja!

Sipas Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq vërtetoi fjalët e Ramush Haradinajt se kufiri mund të rishikohet.

Gjukanoviq lidhur me Demarkacionin mes Kosovës dhe Serbisë, ka përmendur edhe marrëveshjen mes dy presidenteve, me të cilën Kosova dhe Mali i Zi zotohen për formim të një komisioni ndërshtetëror, e cila do e korrigjojë çdo gabim eventual që ka ndodhur në procesin e demarkimit të kufirit shtetëror mes dy vendeve.

Sipas AAK-së, kryetari i tyre dhe ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, ditë më parë deklaroi se çështja e demarkacionit me Malin e Zi nuk është e kryer e këtë e tha në RTK edhe vetë Gjukaoniviq.

E ndaj AAK-së ka reaguar aktori Çun Lajçi, sipas të cilit, edhe nëse rishikohet, demarkacioni do të mbetet ashtu siç është.

“A kaq naiv qenkeni? Paska pritë Kuvendi i Malit Zi, 4 vite, pa e miratua “ratifikimin” që ia dergoi Kuvendi i Kosovës, që tani ta rishqyrton Presidenti?! Sa naivitet i Ramushit për marrëveshjen e Hashimit, por jo edhe i Gjukanoviqit, se ai tha: Nuk i prishim marëdhanjet e mira me kojshitë. Mund ta rishqyrtojmë! Pra “mund”!”, ka shkruar ndër tjerash Lajçi, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Popull i besueshëm jemi!

Gjukanoviq “vërteton fjalët e Ramushit, se kufiri mund të rishikohet”!

E përflasin dhe e shpërndajnë shqiptarët si t’ishte fjalë e shekullit!?!

Mund të Rishikohet!? Dhe? Çka pastaj?

Mbetët si ishte!

Eh more populli im. I besuem Milloshit kur tha Kosova nuk humb pse i suprimohet autonomia e pushtetarët tonë e nënshkruen e ai na djegi!

Tani Gjukanoviqit po i besojmë!?

Po pra, veç vetës s’i besojmë, se jemi me shkollë nate!

A kaq naiv qenkeni? Paska pritë Kuvendi i Malit Zi, 4 vite, pa e miratua “ratifikimin” që ia dergoi Kuvendi i Kosovës, që tani ta rishqyrton Presidenti?!

Sa naivitet i Ramushit për marrëveshjen e Hashimit, por jo edhe i Gjukanoviqit, se ai tha: Nuk i prishim marëdhanjet e mira me kojshitë. Mund ta rishqyrtojmë! Pra “mund”!

Dhe e moret “zdravo za gotovo”, pa mendua se Kuvendi i Cetinës e shqyrton (nëse e rishqyrton) jo Presidenti, dhe deputetët serb n’Parlament, po e”zbutkan” zemrën e po thojkan: po more, kthejani Kosovës 8400 hektar tokë! Se kështu na e patën kthye edhe Plavë-Gucinë!

Hajt popull hajt! Mbuloni gabimet e ish kryeministrave e besoni se bajrami do t’bie n’ramazan!

Unë do t’i kërkoj falje Ramushit e do t’i bie n’gjuj, nëse e hap pikën kufitare në Çakorr, aty të kafja!


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

4 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

18 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

19 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

1 ditë ago