LAJME

Dalin detaje të reja, i dyshuari në Fushë Kosovë mori 10 mijë euro kredi duke falsifikuar kontratën e punës

Në raportin 24-orësh, Policia njoftoi se dje ka arrestuar një person që dyshohet se në janar ka aplikuar për kredi me dokumente të falsifikuara.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, ka thënë për Express se i dyshuari është në ndalim për “Mashtrim” dhe “Falsifikim të dokumenteve”.

“Në ndalim është një person i cili dyshohet për veprat penale “Mashtrim” dhe “Falsifikim i dokumentit”. Prokurori i rastit do të ndërmerr edhe veprimet e tjera ligjore”, tha Ulaj.

Mirëpo, Express mëson se ai e ka falsifikuar kontratën e punës, me të cilën ka aplikuar për kredi, ndërkaq në media po raportohet që shuma e kredisë ka qenë 10 mijë euro.

“MASHTRIM/FALSIFIKIM I DOKUMENTEVE- Fushë Kosovë, 25.01.2023-NN.  Me datë 15.05.2023 , është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte aplikuar për marrjen e kredisë në një bankë me dokumente të falsifikuara. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Irani godet portin kryesor të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe aeroportin e Dubait

Porti më i madh dhe qendra kryesore e magazinimit të naftës në Emiratet e Bashkuara…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Trump ia bën me gisht gazetares: Je një person shumë i bezdisshëm

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas me një gazetare gjatë një takimi me gazetarët në…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Trump shtanget nga Inteligjenca amerikane: Mojtaba Khamenei mund të jetë homoseksual

Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…

17 orë ago
  • KRYESORE

‘’Ju pret e ardhme e keqe!’’ Trump kërcënon NATO-n për Hormuzin, Kina: Të ndalen luftimet

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se e pret një e ardhme e vështirë nëse…

17 orë ago
  • POLITIKE

“Shqipëria, Kosova dhe Kroacia do na sulmojnë”/ Milanoviç: Kujdes me deklaratat! Vuçiç: Nuk më dikton çfarë them

Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ky është pronari i “My Place” që po kërkohet për vrasjen e rëndë në Gjakovë

Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…

21 orë ago