LAJME

Dan Hutra, nga një hajn pulash në vrasës serial/ Ja dosja “e kotecit” në Durrës për të cilën qëndroi vetëm 2 ditë në burg

“Ora News” zbulon një tjetër dosje kriminale, ku personazh rezulton të jetë vrasësi gjakftohët i tre grave në Tiranë, Dan Hutra.

Bëhet fjalë për një çështje penale të hapur nga prokuroria e Durrësit, dosje e cila vijon të jetë ende në proces gjykimi në themel.

Kjo çështje e tregon vrasësin Dan Hutra, si një hajdut ordiner. Një personazh që hyn natën nëpër kotecët e pulave, duke kërkuar vjedhjen e tyre. Rasti është rregjistruar në lagjen Nr.15 në Durrës, ku Hutra ka hyrë brenda një koteci, dhe ka filluar të kapi dhe lidhi pulat me fije plastike.

Për këtë krim Dan Hutra, ka qëndruar vetëm 2 ditë në burg, pasi siç thuhet në dosjen hetimore ai është liruar nga gjykata e Durrësit, në muajin Shkurt 2022 me masën e sigurisë “detyrimit për t’u paraqitur në polici”.

Hutra në këtë gjykim nuk është paraqitur asnjëherë pasi në 16 qershor 2022 ai është ndaluar në Tiranë, për akuzën e “Dhunës në Familje.”

Sipas dosjes hetimore ngjarja ka ndodhur në 31 janar 2022, pasi Orjol Shuli, ka konstatuar se në kotecin ku mban pulat kishte hyrë një person. Shuli, ka dëgjuar zhurmë dhe kur ka shkuar tek koteci ka parë personin, i cili është larguar me vrap.

Menjëherë, rreth orës 03:40 të mëngjesit ka kërkuar ndihmën e punonjësve të policies duke i shpjeguar se është përballur me një person të panjohur, por që është larguar me vrap nëpër lagje.

Orjol Shuli, ka shpjeguar edhe karakteristikat trupore të autorit. Patrulla e policisë pasi ka marrë kontakt, ka konstatuar se përpara banesës së tij ndodhej një automjet Benz me targë AB112AF, i cili kishte çelësin në kuadër dhe një telefon në sendilje.

Duke dyshuar se mjeti ishte i autorit, patrulla ka kërkuar dhe ka konstatuar një person, i cili ndodhej rreth 500 m larg vendit të ngjarjes.

Personi është identifikuar si Dan Hutra, banues në Kukës i cili ka pohuar para oficerëve të patrullës se mjeti i parkuar ishte i tij.

Gjithashtu, karakteristikat e Dan Hutras, përputheshin me shpjegimet e të dëmtuarit për autorin e vjedhjes. Pas hetimit të kryer është konstatuar se brenda kotecit ndodheshin disa fije spango ngjyrë blu dhe të bardhë me gjatësi rreth 2 m, të ngjashëm me ato që janë gjetur edhe në automjetin me targë AB112AF.

Orjol Shuli, ka deklaruar se autori Dan Hutra, në kotec kishte lidhur një pulë me disa fije plastike të cilat i ka lënë në kotec, kur është larguar me vrap.

Sendet e sekuestruara, automjeti dhe dokumentet nuk ishin të vjedhura, por i janë kthyer personit që i përkasin Altin Bytyqit.

Ndërkohë nga ana Dan Hutës, është mohuar të jetë autori i vjedhjes së pulave. Ai nuk ka dokumentacion për përdorim mjeti dhe sipas tij ka ardhur nga Kukësi për nevojat e tij dhe automjeti i përket shtetasit Altin Bytyqi i cili ndodhet jashtë shtetit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Trump ia bën me gisht gazetares: Je një person shumë i bezdisshëm

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas me një gazetare gjatë një takimi me gazetarët në…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Trump shtanget nga Inteligjenca amerikane: Mojtaba Khamenei mund të jetë homoseksual

Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…

7 orë ago
  • KRYESORE

‘’Ju pret e ardhme e keqe!’’ Trump kërcënon NATO-n për Hormuzin, Kina: Të ndalen luftimet

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se e pret një e ardhme e vështirë nëse…

7 orë ago
  • POLITIKE

“Shqipëria, Kosova dhe Kroacia do na sulmojnë”/ Milanoviç: Kujdes me deklaratat! Vuçiç: Nuk më dikton çfarë them

Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ky është pronari i “My Place” që po kërkohet për vrasjen e rëndë në Gjakovë

Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…

11 orë ago
  • POLITIKE

Integrimi i arsimit dhe shëndetësisë serbe në sistemin e Kosovës, Kurti: Do të veprojë në koordinim të ngushtë me Sorensenin

Kryeministri Albin Kurti e përmendi çështjen e integrimit të sistemit shëndetësor dhe arsimit në kornizën…

11 orë ago