Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra ka theksuar se brenda Islamit po shfaqet një grupim i rrezikshëm.
I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai tha se ky grup po shfaqet në Shqipëri dhe në Kosovë.
Sipas tij këto grupime janë në kundërshti me atë se si funksionojnë shtetet tona.
“Në Shqipëri dhe në Kosovë po shfaqet së fundmi një grupim sekt që qëndron mbi këto kolona, përjashtimin e të gjithë amalgamës fetare të myslimanëve, deklarimin e vetëm të denjë përfaqësues të fesë që janë në kundërshti me mënyrën se si funksionojnë shtetet tona. Konkretisht ata nuk pranojnë në mënyrë defenitive, fjala vjen dhe votimet. Akoma nuk e kanë shprehur ende publikisht. Një grupim i tillë po mbillet në Shqipëri dhe në Kosovë. Emërtimet e tyre mund të vijnë nga pasuesit pa emër që i marrin nga vendet e origjinës, kryesisht nga Suedia. Ky grupim është brenda Islamit”- tha ai.
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, thuhet se është dërguar fshehurazi në Moskë…
Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…
Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…
Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…
Nga sot, më 15 mars, ka nisur zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i…