Dëshmitari i tetë në gjykimin kundër ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Pjetër Shala, po dëshmon pa masa mbrojtëse dhe ai është Zbynek Dolejsi, ekspert për identifikimin e ADN-së.
Në gjykatoren e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Dolejsi ka deklaruar se aktualisht është shef i Departamentit Gjenetik në Institutin Kriminalistik të Pragës, në Republikën Çeke. Sipas tij, në këtë institut shërben prej vitit 2004.
Në pjesën e parë të seancës ZPS e ka intervistuar atë rreth një raporti të vitit 2009 dhe më pas për një analizë të vitit 2023.
Ky është dëshmitari i parë në cilësinë e ekspertit dhe i cili po dëshmon pa masa mbrojtëse.
Pjetër Shala ndodhet në qendrën e paraburgimit në Hagë prej marsit të vitit 2021.
Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet z.Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…