Kryetari i Skënderajt, Fadil Nura, ka thënë se dikush i ka prerë qëllimisht kabllot metalike të transparentit me fotografi të ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ky është një gjest i ulët.
“Një akt i tillë si ky i prerjes së qëllimshme të kabllove metalike të transparentit me fotografi të Thaçit e Veselit me mbishkrimin ‘Liria ka emër’, është i papranueshëm dhe tepër i ulët”.
“Dikë po e pengon e vërteta. Historia nuk mund të rishkruhet me veprime të tilla. Drenica nuk i harron bijtë e saj. Një veprim i tillë ka veç një adresë e cila gjendet jashtë kufijve, ndërsa ekzekutorët duhet t’i gjejë policia, që tashme po merret me rastin”, ka shkruar Nura.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…