Trupa të shumta ruse si dhe mjete të ndryshme duke filluar nga tanket dhe autoblindat, janë parë duke qarkulluar përgjatë kufirit me Ukrainën, por ajo çfarë ra më shumë në sy është shkronja “Z” që ishte shkruar në secilin mjet.
Sipas ekspertëve të sigurisë rreth 200 mjete ushtarake janë parë në Shebekino, Rusi, përgjatë kufirit me Ukrainën – përkatësisht në rajonin Kharkiv, ku çdo mjet i blinduar kishte të shkruar me ngjyrë të bardhë shkronjën “Z”, transmeton Telegrafi.
Ekspertët besojnë se shkronja është një lloj shënjimi që ato mund të kenë rol specifik në mision ushtarak – duke u rritur frika se Rusia po planifikon të kryej pushtimin e Ukrainës.
Në anën tjetër ekspertë amerikanë dhe britanikë të sigurisë, vazhdimisht po alarmojnë se Vladimir Putini po synon të kryej një pushtim.
Madje kryeministri britanik Boris Johnson, beson se do të jetë një prej luftërave më të përgjakshme që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…