Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se është sulmuar nga një activist i PDK-së në Mitrovicë, vëllai i kryetarit të degës së LDK-së, në këtë komunë.
Përmes një njoftimi drejtuar mediave, nga LDK kanë thënë se është sulmuar Fidan Kamberi, arsimtar i shkollës fillore “Bislim Imeri” në Kçiq të Madh të Mitrovicës.
“LDK-ja konfirmon se Fidan Kamberi është vëllai i kryetarit të Degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi. Fidan Kamberi ka qenë i angazhuar nga shkolla “Bislim Imeri” për t’u kujdesur për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”, thuhet në njoftim.
Tutje, bëhet e ditur se nga sulmi i njejti ka marrë lëndime serioze dhe po trajtohet në emergjencën e Spitalit të Mitrovicës.
“LDK-ja kërkon nga organet kompetente kapjen sa më të shpejtë të autorëve të këtij sulmi dhe ndriçimin e motivit të tij. LDK-ja kërkon nga subjektet garuese të ndikojnë për parandalimin e sulmeve të tilla”, shkruhet në njoftim.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…