FOTO&VIDEO

Nga konflikti me të dashurën, te telefoni/ E vërteta e hedhjes së portierit të Partizanit nga kati i 6-të

Të shtunën në darkë kryeqyteti u trondit nga një ngjarje e rëndë teksa u raportua se një 24 vjeçar ishte hedhur nga kati i gjashtë i një pallati ku jetonte në kushte të rënduara psikologjike. Pak çastë me vonë ngjarja mori përmasa më të mëdha kur u raportua se ky 24-vjeçar ishte portieri i dytë i Partizanit, Aldo Teqja, i cili vetëm një orë më parë kishte marrë pjesë në ndeshjen që ekipi i tij barazoi 1-1 me gola kundër Teutës. Ndeshja filloi në orën 17:00 dhe përfundoi në orën 18:50, ndërsa ngjarja ndodhi rreth orës 19:40.

Nuk vonoi dhe për ngjarjen reagoi fillimisht policia, e cila sipas saj Teqja ishte vetëhedhur nga kati i 6 në kushte të rënduara psikologjike. Pas këtij versioni radha ishte e klubit të Partizanit, që në faqen zyrtare informoi për ngjarjen e rëndë duke e cilësuar një aksident atë që i kishte ndodhur portierit.

Mbi të gjitha lajmi i mirë pas kësaj ishte se Aldo nuk kishte pësuar dëmtime të shumta, por vetëm lëndime në mushkëri, të cilat gjithsesi nuk ishin të vogla. Për fatin e mirë të të afërmëve, por edhe për këdo që e njeh Teqjen, ditën e sotme ai ka qenë i aftë për të komunikuar me njërëzit që e rrethojnë, ndërkohë që arsyeja e vërtetë gjithë kësaj mbetet ende e pazbardhur plotësisht.

Sipas policisë të afërm të Aldos në polici kanë deklaruar se shkaku ishte një problem që portieri ka patur pak çaste para ngjarjes me partneren e tij. Ky version gjen mbështjetje edhe nga burime brenda klubit, të cilat janë kontradiktore me qëndrimin zyrtar, që thanë se ishte aksident.

Për të fshehur të vërtetën apo jo, të afërmit japin edhe një tjetër version. Sipas tyre me të mbërritur në shtëpi pas ndeshjes me Teutën portieri është ngjitur në ballkon për të rregulluar diçka. Në këtë moment dikush i ka rënë në telefon dhe në tentativë për ta hapur sa më shpejt ka rrëshqitur dhe ka rënë nga kati i gjashtë, që falë tendave të pallatit është shmagur përplasja direkte me tokën.

Deri në zbulimin e vërtetë të ngjarjes vlen të theksohet se për Aldon është ngritur në këmbë i gjithë futbolli shqiptar. Drejtues të federatës shkuan menjëherë të vizitojnë djaloshin në spitalin e Traumës, ndërsa aty ishte e pamundur të mos gjejë shokë nga të gjithë skuadrat. Natyrisht jo vetëm nga Partizani, por nga Tirana, Kukësi dhe Skënderbeu. Ai njihet si një person i qetë dhe një i ri me perspektivë, pasi në të kaluarën Aldo ka qenë edhe pjesë e Kombëtares U-21.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

2 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

12 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

16 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

16 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

23 orë ago