KRYESORE

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes lëshon komunikatë rreth takimeve me Ministrin Mehaj në Pentagon

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, nënkoloneli Anton T. Semelroth ka folur rreth takimeve që Departamenti Mbrojtjes në Pentagon dhe Ministria e Mbrojtjes së Kosovës zhvilluan përgjatë dy ditëve.

Semelroth ka thënë se qëllimi i këtyre takimeve që u zhvilluan më 14-15 tetor, ishte diskutimi për thellimin e marrëdhënieve në fushën e sigurisë dhe zbatimi i planit 10-vjeçar të tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Departamenti i Mbrojtjes dhe Ministria e Mbrojtjes së Kosovës zhvilluan Konsultime Bilaterale të Mbrojtjes më 14-15 tetor në Pentagon. Qëllimi i takimeve ishte diskutimi rreth bashkëpunimit në fushën e  sigurisë dhe zbatimi i planit 10-vjeçar të tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Të dy udhëheqësit diskutuan në lidhje me projektet që synojnë të ndihmojnë në përmirësimin e aftësive praktike dhe ndërveprimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Departamenti i Mbrojtjes.

Aty jepen detaje edhe për takimin që ministri Mehaj kishte me Nënsekretarin amerikan të Mbrojtjes, Colin Kahl  me të cilin, thuhet se kishte diskutime për të riafirmuar rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe SHBA-Kosovë në fushën e mbrojtjes. Kahl dhe Ministri Mehaj diskutuan edhe për sigurinë rajonale, stërvitjet dhe kontributet në operacionet ndërkombëtare.

Kujtojmë se gjatë ditë së djeshme, Ministri Mehaj tha se në kuptim të avancimit të partneritetit të përhershëm, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i ofroi Nën-Sekretarit Kahl mundësinë për krijimin e një baze ushtarake të përhershme të ushtrisë amerikane në Kosovë, duke vlerësuar se do t’i kontribuonte shumë paqes dhe stabilitetit rajonal në Ballkan.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

8 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

14 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

24 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago