BREAKING NEWS

“Durimit tonë i erdhi fundi”: Erdogan paralajmëron luftë, mijëra ushtarë me “gishtin në këmbëz”

Presidenti Erdogan tha se do të reagonin në një formë tjetër ndaj grupeve të kurdëve në Siri, të cilat konsiderohen si ter roriste nga Turqia. Gjatë fjalës së tij pasi doli nga falja e namazit të së premtes, Erdogan tha se Turqia do të përballet ndryshe tashmë me këto grupe, gjë që u përkthye si sinjali i një ndërhyrjeje tjetër të Turqisë në Siri.

“Siç e dini, jo vetëm në veri, por në të gjithë Sirinë operojnë këto grupe ter roriste që mbështeten edhe nga koalicioni si edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me armë dhe mjete të tjera. Durimit tonë i ka ardhur fundi dhe përpjekja jonë kundër tyre do të jetë ndryshe tashmë”, tha Erdogan përcjell “Hurriyet“.

Turqia mban 14 mijë trupa aktualisht në veri të Sirisë, të cilat janë të vendosura kryesisht përreth zonës së Idlibit, e konsideruar si bastioni i fundit i xhihadistëve që luftohen nga regjimi i Bashar al Asad dhe Rusia. Madje, analistë të ndryshëm të huaj dhe turq i kanë cilësuar forcat turke si mburoja të gjalla ndaj xhihadistëve në fjalë, pasi në mungesë të tyre trupat e Asadit dhe rusët do të kishin hyrë me kohë në Idlib, zonë e cila është populluar ndjeshëm gjatë viteve të fundit.

Nuk dihet nëse Turqia do të fusë trupa të reja në Siri, por fjalimi i Erdoganit paralajmëron për diçka të tillë dhe se lëvizje të ngjashme priten në zonë, nisur edhe nga fakti se Rusia po vijon bombardimin e grupeve të xhihadistëve që janë mbledhur në Idlib.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

12 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

22 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago