Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka publikuar mbi 3 milionë faqe dokumentesh që lidhen me hetimin ndaj financierit të dënuar për krime seksuale, Jeffrey Epstein, pas miratimit të një ligji nga Kongresi që detyronte administratën Trump ta bënte publik materialin, shkruan A2 CNN. Autoritetet kanë theksuar se Shtëpia e Bardhë nuk ka pasur asnjë rol në procesin e shqyrtimit dhe publikimit të dokumenteve.
Dosjet përmbajnë referenca ndaj figurave të fuqishme politike dhe ekonomike, përfshirë presidentin Donald Trump, ish-presidentin Bill Clinton dhe miliarderin Elon Musk. Megjithatë, Departamenti i Drejtësisë ka paralajmëruar se dokumentet përfshijnë edhe akuza të paverifikuara, të dërguara nga publiku ndër vite, disa prej të cilave janë cilësuar si të pabazuara ose të pavërteta.
Sipas dokumenteve të publikuara, FBI kishte përpiluar në vitin 2025 një listë me denoncime dhe akuza seksuale ndaj Trump, shumica e të cilave buronin nga sinjalizime anonime dhe nuk ishin hetuar plotësisht. Trump ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në krimet e Epstein dhe Shtëpia e Bardhë i ka cilësuar akuzat si të rreme.
Një tjetër pjesë e dokumenteve përfshin skica aktakuzash të papërdorura nga vitet 2000, ku përmenden bashkëpunëtorë të paidentifikuar të Epstein, të dyshuar për rekrutim të vajzave të mitura. Megjithatë, asnjë “listë klientësh”, për të cilën është spekuluar prej vitesh, nuk rezulton të ekzistojë zyrtarisht.
Dosjet përmbajnë gjithashtu dëshmi tronditëse të viktimave, përfshirë rrëfime për abuzime seksuale dhe kërcënime. Në disa dokumente përmendet edhe roli i Ghislaine Maxwell, e dënuar për trafikim seksual.
Publikimi i dokumenteve ka ngjallur reagime të forta nga viktimat dhe aktivistët, të cilët kritikojnë redaktimet e shumta dhe mungesën e transparencës së plotë, duke kërkuar drejtësi të vonuar prej vitesh për krimet e Epstein.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…