Disa prej deputetëve të përjashtuar të Partisë Demokratike kanë hyrë nga dritaret e godinës në Kryesinë e Kuvendit.
Pasi u përplasën me Gardën në hyrjen kryesore, deputetët kanë gjetur një rrugë “alternative” për të hyrë në godinë.
Kolegët që ndodheshin brenda u kanë hapur dritaret e institucionit dhe me ndihmën e karrigeve ata kanë mundur të hyjnë në Kuvend.
Ditën e premte u përjashtuan me 10 ditë nga punimet e Kuvendit deputetët Ervin Salianji, Petrit Doda dhe Edmond Spaho, ndërsa pas seancës me përplasje fizike të 30 tetorit u përjashtuan kreu i grupit Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Flamur Noka dhe Albana Vokshi.
Të vetmit që nuk kanë mundur të hyjnë në Kuvend janë Gazmend Bardhi dhe Albana Vokshi, të cilët garda i ndaloi në momentet e fundit të hynin nga dritaret.
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…