POLITIKE

Deputeti danez duke votuar pro Kosovës në Paris, shikimi i përfaqësueses serbe u bë viral

Deputeti danez, Mogens Jensen, ka publikuar në “X”, momentin kur ka votuar pro që të miratohet raporti për Kosovën në Këshillin e Evropës, ngjarje e mbajtur në Paris.

Komisioni për politikë dhe demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miratoi të mërkurën raportin për Kosovën, duke u hapur rrugën hapave të ardhshëm drejt anëtarësimit në këtë Këshill.

Në fotografinë e publikuar nga Jensen, shihet kryetarja e delegacionit të përhershëm të Parlamentit serb në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), Biljana Pantic Pilja. Një fotografi që nuk lë hapësirë për koment – i thotë të gjitha.

Deputeti danez tha se Danimarka e ka pasur këtë përkrahje për një kohë të gjatë, por përmendi hapat e tjerë deri në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kosova rrugës si anëtare në Këshillin e Evropës. Një shumicë e madhe në Komitetin Politik të Këshillit të Evropës rekomandon raportin sot që Kosova t’i hapet rruga për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës. Në Danimarkë, ne e kemi përkrahur këtë për një kohë të gjatë. Tani duhet të kalohet në një po në Parlament dhe në Këshillin e Ministrave”, ka deklaruar ai.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

42 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

3 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

5 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

14 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

24 orë ago