Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli nuk ka dashur ta bëjë publike votën e tij për Qeverinë Hoti.
“Kam vendosur që votën ta bëj publike vetëm në seancë të Kuvendit”, ka thënë Avdyli për Klan Kosova.
Ai nuk e kishte votuar mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Ndërkohë, Kryesia e Kuvendit ka vendosur që seanca për votimin e qeverisë së re të mbahet nesër në ora 11:00.