Deputeti më aktiv dhe më “sulmues” nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci në një prononcim për “Bota sot” ka kritikuar qasjen e Isa Mustafës ndaj PDK-së, ku thotë se ai i ndërron qëndrimet para dhe pas zgjedhjeve.
Bajqinovci thekson se, “Isa Mustafës zakonisht para zgjedhjeve, PDK-ja i dalin vrasës, e pas zgjedhjeve, parti që ka kontribut në shtetndërtim”.
“Isa Mustafës zakonisht para zgjedhjeve, PDK-ja i dalin vrasës që duhet të përgjigjen para Gjykatës Speciale, e pas zgjedhjeve, parti që ka kontribut në shtetndërtim”, tha deputeti Bajqinovci.
Ai më tutje mendon se emërimi i Skender Hysenit si koordinator, tregon se kjo qeveri është nën kontrollin e plotë të Hashimit. Gjithashtu Bajqinovci thotë se . LDK tash po shfaq edhe simptoma te depresionit duke i sulmuar edhe deputetët e VV-së.
“Tashmë edhe vendosja e Skender Hysenit si më i besuari i Hashim Thaçit tregon se komplet kjo qeveri është nën kontrollin e plotë të Hashimit. LDK tash po shfaq edhe simptoma te depresionit duke i sulmuar edhe deputetët e VV-së”, u shpreh ai
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…