Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, i cili edhe vetë në të kaluarën ka pasur përplasje me Arben Gashin e LDK-së, e quan këtë të fundit me shëndet të rënduar mental.
Këtë deklaratë Gjyshinca e ka bërë në profilin e tij në Facebook, pasi sipas versionit të shefit të kabinetit të Konjufcës, Ilir Kërçelit, ai u sha dhe pati tentim për sulm fizik nga ana e Arben Gashit.
Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, ka mohuar se e ka prekur me dorë Kërçelin, ndërsa deputeti i VV-së, Gazmend Gjyshinca thotë se Gashi bën mirë të trajtohet te ndonjë psikolog.
“Sjellje të tilla nga i njejti person po ndodhin për të disatën herë tashmë. Ky njeri me shëndet të rënduar mental, sëpari për vetën pastaj edhe për shoqërinë, bënë mirë që menjëherë të trajtohet te ndonjë psikolog”, shkruan Gjyshinca ndër të tjera.