Shefi i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Ukrainës, Oleksandr Merezhko, thotë se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, po e luan lojën e presidentit rus, Vladimir Putin.
Sipas deputetit ukrainas, Vuçiqi po tenton destabilizim e Ballkanit me mbështetjen e Rusisë.
Venhar Isufi gazetar i pavarur thotë se e ka pyetur deputetin ukrainas rreth sulmit terrorist që ndodhi në veri të Kosovës me 24 shtator.
Oleksandr Merezhko, sipas Isufit e ka krahasuar Aleksandar Vuçiqin me Vladimir putinin. “Vuçiq po vepron njëjtë sikur Putin në Donbas të Ukrainës”.
“Ajo që po ndodh në Kosovë më kujton në disa aspekte atë që bëri Putini në Donbas, veçanërisht kur lexova për kishat ortodokse që përdoren për të kontrabanduar armë në Kosovë. Duket se Vuçiq ka ide dhe plane të ngjashme si Putini. E kam fjalën për ngjashmërinë mes “botës serbe” të Vuçiqit dhe “botës ruse” të Putinit”, thotë Merezhko.
Sipas deputetit ukrainas, Serbia po përdorë qytetarët e komunitetit serb në veri, për t’i ngritur tensionet. I krahason veprimet e regjimit të Beogradit, me ato të Hiltelit.
“Historikisht, nuk është një koncept dhe strategji e re. Hitleri përdori gjithashtu pakicat kombëtare për të minuar shtetet demokratike në mënyrë që më vonë të krijonte pretekst për pushtim. Ndoshta Vuçiq po mëson nga Putini. Nga perspektiva e Ukrainës dhe e interesave të saj, situata në Ballkan është e rrezikshme. Ne nuk duam një luftë të re ballkanike, ndërsa Rusia është e interesuar të nxisë një luftë të re në Ballkan dhe të përdorë për këtë përfaqësuesit e saj”, theksoi deputeti Merezhko.
Më 24 shtator një grup terrorist serb, hyri brenda territorit të Kosovës ilegalisht me një arsenal armësh dhe paisje ushtarake, ku sulmuan Policinë e Kosovës, me c’rast mbeti i vrarë një pjestarë i policisë kosovare.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ngjarjen po e konsideron si agresion i Serbisë ndaj Kosovës dhe ka kwrkuar ndëshkimin e shtetit serb me sanksione nga Perëndimi.