POLITIKE

“Der Standard” paralajmëron Kurtin dhe Mustafën: Nëse nuk krijohet qeveria për këtë periudhë, kjo do të ndodhë në Kosovë

Gazeta austriake “Der Standard”, i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të fundit politike në Kosovë. Kjo gazetë ka cituar presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, i cili ka nënshkruar mandatimin e Albin Kurtit nga Lëvizja Vetëvendosje për kryeministër të ri, përcjell Bota sot.

Media shkruan se VV-ja dhe LDK-ja mund të formojnë qeverinë e re me përfaqësuesit e pakicave etnike, përfshirë Listën serbe të Beogradit.

“Der Standard” shkruan se të dyja partitë, nuk kanë mosmarrëveshje të mëdha me programin qeverisës, por vetëm me postin e presidentit.

Media përmend edhe afatet ligjore sipas Kushtetutës për formimin e Qeverisë, duke thënë se Kurti nga e shtuna ka kohë 15 ditë për të paraqitur qeverinë e tij në Kuvend.

Në shkrim thuhet se nëse Qeveria e re nuk krijohet pas 60 ditësh pas formimit të Kuvendit, pas 24 shkurtit, do të shpallen zgjedhjet e reja.

Shkrimi i plotë i “Der Standard”:

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të shtunën e porositi shefin e Lëvizjes Vetëvendosjes Albin Kurti, që të krijojë qeverinë e re. Megjithë negociatat tre muajshe mes Vetëvendosjes si fituese e zgjedhjeve dhe Lidhjes Demokratike (LDK) si partia e dytë më e fortë parlamentare, një koalicion qeveritar ende nuk është arritur.

Thaçi ka justifikuar vendimin e tij, duke thënë se bllokada politike e institucioneve nuk mund të vazhdojë. “Palët janë përgjegjëse për zgjidhjen e bllokadës”, citohet Presidenti i Kosovës.

Sipas Thaçit, tani i takon Kurtit që ta pranojë ose jo mandatin për të formuar një qeveri.

Shumica e ngushtë

Vetëvendosje kishte siguruar 29 nga 120 vendet parlamentare në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 6 tetor, ndërsa LDK-ja mbeti vetëm prapa me 28 vende. Ato mund të krijojnë një aleancë qeveritare me përfaqësuesit e pakicave etnike, përfshirë Listën serbe të Beogradit.

Bisedimet për koalicionin qeveritar midis Vetëvendosjes dhe LDK kanë ngecur javë më parë për shkak të kërkesës së LDK-së për të marrë postin e presidentit pasi të mbarojë mandati i Thaçit. Vetëvendosje e hodhi poshtë kërkesën, por ishte e gatshme ta linte LDK-në të marrë gjashtë nga pesë ministritë, për të cilat kishin rënë dakord më parë, në qeverinë e ardhshme.

Nga ana e saj, Lidhja Demokratike kundërshtoi ofertën. Të dy partitë ranë dakord menjëherë pas zgjedhjeve se qeveria e re duhet të kishte vetëm dymbëdhjetë ministri. Duket, gjithashtu se nuk ka mosmarrëveshje të mëdha me programin qeverisës.

Qeveria brenda 15 ditëve

Sipas kushtetutës, mandatari i caktuar duhet të prezantojë qeverinë e tij në parlament brenda 15 ditësh. Nëse ai nuk është në gjendje ta bëjë këtë, kreu i shtetit duhet të propozojë një kandidat të ri për postin e kryeministrit brenda dhjetë ditëve të tjera.

Nëse as kështu nuk arrin të formohet qeveria, do të ketë zgjedhje të reja. Sidoqoftë, kjo gjithashtu ndodh nëse qeveria nuk është formuar 60 ditë pasi të jetë formuar parlamenti. Kjo periudhë zgjat deri më 24 shkurt.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

23 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

3 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

4 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

14 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

23 orë ago