Takimi në Bruksel midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, planifikuar për ditën e nesërme, ka dështuar.
Kështu deklaroi zëvendës kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi në Komisionin për Integrim Evropian këtë të hënë.
Sipas tij, Kurti ishte i gatshëm për takim në Bruksel, por Vuçiç ka dhënë si arsyetim vizitën e presidentit të Egjiptit, i cili do të qëndrojë për 3 ditë në Beograd.
Bislimi shtoi se Serbia po tenton të sabotojë dhe minojë procesin e dialogut me Kosovën.
Kurti është deklaruar i gatshëm që të fillojë sa më shpejt diskutimet për marrëveshje gjithëpërfshirëse, por Vuçiç ka përdorur si arsyetim vizitën e presidentit të Egjiptit, i cili pritet të qëndrojë tri ditë në Serbi”, tha ai.
Pak ditë më parë, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak theksoi se po planifikohej një takim midis Kurtit dhe Vuçiç në muajin korrik
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…