Në atentatin e ditës së sotme në Lezhë, mbeti i vdekur 39-vjeçari Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij.
Kreshnik Mujeci është një emër i njohur për Policinë, pasi sëbashku me vëllain e tij Lin Mujeci dhe Jozef Mujecin, akuzohen se vranë në 6 tetor të vitit 2016 Gegë Mëhillin (i njohur edhe si Genc Mhillaj apo Gent Pjetri).
Ngjarja ndodhi në rrugën nacionale Shkodër-Velipojë, pranë vendit të njohur si Mali i Jushit. Jozefi, u arrestua një ditë pas ngjarjes kriminale, teksa ishte 21 vjeç.
Ndërkohë rreth një vit më pas, në 2017, u arrestuan edhe dy vëllezërit, Kreshnik dhe Lin Mujeci.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi pas një sherri të një dite më parë asokohe. Kreshnik Mujeci sëbashku me vëllain e tij dhe Jozef Mujecin, i kishin prerë rrugën kamionit me të cilin Mhillaj transportonte miell dhe e qëlluan me armë zjarri, duke e lënë të vdekur.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…