KRYESORE

Detaje nga sulmi që ishte planifikuar në koncertin e Taylor Swift! Autori do vriste veten dhe disa të tjerë

Policia në Austri ka marrë në pyetje tre adoleshentë të dyshuar për planifikimin e një sulmi në koncertin që do të mbante Taylor Swift , duke shkaktuar shqetësime të reja mbi indoktrinimin e të rinjve në internet .

Agjencitë e huaja të inteligjencës ndihmuan autoritetet të zbulonin skemën që kishin planifikuar të rinjtë, sipas ministrit të Brendshëm të vendit Gerhard Karner. Një burim i njohur i tha CNN se SHBA lëshoi një paralajmërim për autoritetet në Vjenë.

Organizatorët anuluan tre koncerte, të cilat ishin planifikuar të mbaheshin në kryeqytetin evropian nga e enjtja deri të shtunën.

Hetuesit zbuluan një rezervë kimikatesh, pajisje shpërthyese dhe detonatorë në shtëpinë e të dyshuarit kryesor, një simpatizant 19-vjeçar i ISIS-it, i cili ishte radikalizuar në internet, sipas autoriteteve.

I riu, i cili u arrestua të mërkurën në mëngjes në qytetin lindor të Ternitz – planifikoi të vriste veten dhe “një numër të madh njerëzish”, sipas kreut të agjencisë vendase të inteligjencës, Omar Haijaëi-Pirchner.

“Ai tha se kishte ndërmend të kryente një sulm duke përdorur eksplozivë dhe thika”, u tha Haijaëi-Pirchner gazetarëve në Vjenë të enjten. “Qëllimi i tij ishte të vriste veten dhe një numër të madh njerëzish gjatë koncertit, sot ose nesër”.

U ndaluan edhe dy të dyshuar të tjerë, të moshës 17 dhe 15 vjeç. 17-vjeçari punonte në një kompani objektesh që do të ofronte shërbime në ambientet e koncertit. Ai ishte afër stadiumit kur u arrestua dhe së fundmi ishte ndarë me të dashurën e tij, sipas Haijëai-Pirchner.

Pak është bërë e ditur për 15-vjeçarin. Prokurorët do të vendosin më vonë nëse ai ishte dëshmitar apo i përfshirë drejtpërdrejt në komplotin e pretenduar.

Të tre janë të gjithë me origjinë austriake, turke, maqedonase veriore ose kroate.

Treshja ishin në kontakt me individë të tjerë që dinin për planin, tha drejtori i përgjithshëm i vendit për sigurinë publike, Franz Ruf. “Askush tjetër nuk po kërkohet në lidhje të drejtpërdrejtë me komplotin”, shtoi Ruf.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

7 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

11 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

11 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

20 orë ago