Stiven Toshkesi, i riu që iu mor jeta në mënyrë makabre në Tiranë do të emigronte bashkë me familjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gazetarja Klodiana Lala tha se babai i tij kishte fituar lotarinë. Lala shtoi se babai i tij do të nisej sot drejt SHBA-ve dhe më pas do të merrte të gjithë anëtarët e familjes.
“Babai i tij sot do nisej në SHBA sepse kishte fituar lotarinë dhe familja do bashkohej me të më pas,”- tha Lala ndër të tjera.
Dy 18-vjeçarët Enzi Maze dhe Axel Hoxhaj i kishin zënë pritë Stiven Toshkesit në momentin kur ai po kthehej nga puna për në banesë dhe e kanë goditur menjëherë disa herë me thikë pas shpine, duke i shkaktuar plagë të rënda. 19-vjeçari u transportua në spital, por nuk arriti dot t’u mbijetonte plagëve të marra.
Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…
Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se e pret një e ardhme e vështirë nëse…
Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…
Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…
Kryeministri Albin Kurti e përmendi çështjen e integrimit të sistemit shëndetësor dhe arsimit në kornizën…
Gjakova është tronditur nga një vrasje që ka ndodhur sot në orët e herëshme të…