Ujërat e Detit Kinez janë gjithmonë e më të nxehta. Jo vetëm nga pasojat e ngrohjes globale, por për manovrat ushtarake gjithmonë e më të shpeshta që tashmë përfshijnë superfuqitë e planetit.
Vetëm pak ditë nga përfundimi i stërvitjes ushtarake masive kineze, e zhvilluar si përgjigje ndaj vizitës së kreut të parlamentit të Shteteve të Bashkuara Nancy Pelosi në Tajvan, dy anije luftarake amerikane kanë kaluar ngushticën midis Kinës dhe ishullit që nga Pekini cilësohet si rebel nga viti 1947.
Bëhet fjalë për kryqëzorët Uss Antietam dhe Uss Chancellorsville, që mbajnë brenda tyre sisteme raketore të avancuara.
Lajmi ka vënë në alarm ushtrinë kineze, që ka shpallur gjendjen e gatishmërisë. Nga ana e tij, Pentagoni me anë të një deklarate nuk duket e shqetësuar dhe tregon vendosmërinë e saj.
“Transiti i anijeve tregon vullnetin e SHBA-së që zona e Indo-Paqësorit të jetë e lirë dhe e hapur. SHBA-ja fluturon dhe lundron kudo ku lejohet nga e drejta ndërkombëtare”, ishin fjalët e tij.
Por nga ana e saj, Kina nuk mbetet pasive. Ministria e Mbrojtjes ruse ka zyrtarizuar se në periudhën 1-7 shtator, Moska dhe Pekini do të marrin pjesë në një stërvitje masive të quajtur Vostok 2022, ku flotat e të dyja vendeve do të bashkohen përballë brigjeve japoneze, duke vënë në alarm qeverinë e Tokios.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…