LAJME

Rasti i dhunimit të 11-vjeçares, i moshuari nga Ferizaj ka një lutje për krerët e shtetit

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” për të protestuar kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave pas dhunimit të një 11-vjeçareje nga 5 persona në Prishtinë. Në mesin e protestuesve ka qenë edhe një i moshuar, që tha se quhet Shukri Retkoceri.

Ai kërkoi nga Osmani, Kurti e Haxhiu “që t’i hulumtojnë pak prokurorët dhe gjyqtarët se a po i kryejnë detyrat sipas ligjeve të Kosovës”.

“Akti kriminal që ka ndodh dje e ka trondit krejt botën e civilizume, jo vetëm botën shqiptare. Unë e lus Vjosa Osmanin, Albin Kurtin, Albulena Haxhiun le t’i hulumtojnë pak prokurorët dhe gjyqtarët a po i kryejnë detyrat sipas ligjeve të Kosovës. Ata dhunues e meritojnë varje para bustit të Skënderbeut, dhe këso raste nuk ndodhin më. Rasti ma tragjik ka ndodh në Ferizaj. Dardan Krivaqa e dhunoi 18-vjeçaren me shokun e vet, në mënyrë kriminale sikur në 98-ën e 99-ën shkitë që na kanë dhunu motrat, vajzat e femnat shqiptare.”, ka thënë ai në protestën e sotme.

Retkoceri tha se ka një pyetje dhe një lutje për gjyqtarët dhe prokurorët.

“A keni çika, a keni motra, a keni mbesa? Po me iu ndodh juve kështu në familje. Lutja jem është o prokurorët e gjyqtarët e Kosovës, nëqoftëse s’i keni kryeni detyrat me ligj dhe kushtetutë të Kosovës, zoti ftyrën ia marroftë”, është shprehur ai.

“Unë jam Shukri Retkoceri, jetoj që 52 vjet në Ferizajin e poshtër”, tha i moshuari.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

3 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

13 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

17 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

18 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago