FOTO&VIDEO

“Dibranët mbrojnë ujin me hunj” fshatrat Kërçisht prej muajsh kundër ndërtimit të ujësjellësit

Dhjetëra banorë të fshatrave Kërçisht i Sipërm dhe i Poshtëm në Dibër kanë protestuar për të disatën herë. Ata kundërshtojnë marrjen e ujit të fshatrave ndërsa thonë se do të protestojnë me çdo formë për të ndaluar firmën e ndërtimit për të marrë burimin. Pavarësisht protestave bashkia ka zgjedhur që të heshtë.

Banorët e fshatrave Kërçishtit i Sipërm dhe i Poshtëm në Dibër  kanë vijuar protestën e tyre në mbrojtje të burimit të ujit të cilin Bashkia Dibër kërkon ta marrë nëpërmjet një projekti për furnizim me ujë të pijshëm të Maqellarës.

Burra, gra e fëmijë kanë dalë sërish këtë të hënë në rrugë për të ndaluar nisjen e punimeve pas njoftimit se do të shkonin mjetet e firmës që ka fituar zbatimin e projektit.

“Ne këtu do të vdesim, do bëhemi kufoma të gjithë. Ujin nuk e marrin më.

Në korrik e gusht ne s’kemi pikë uji,” thonë banorët.

Kjo është hera e disatë që banorët e fshatrave protestojnë, ndërsa ata nuk kanë dërguar as fëmijët e tyre në shkollë.

Pavarësisht protestave të vazhdueshme të banorëve atje institucionet dhe bashkia kanë zgjedhur që të heshtin përballë atyre që i kanë zgjedhur.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Me 79 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 79 vota pro këtë të martë, më 17 mars një…

3 orë ago
  • BREAKING NEWS

Ministri i Mbrojtjes izrealit konfirmon: Ali Larijani është eliminuar

Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, konfirmoi se zyrtari i lartë i regjimit iranian, Ali Larijani,…

4 orë ago
  • BREAKING NEWS

Izraeli shënjestron shefin e sigurisë së Iranit, Ali Larijanin

Ushtria izraelite ka shënjestruar shefin e sigurisë së Iranit, Ali Larijani. Të paktën kështu raporton…

4 orë ago
  • KRYESORE

Irani godet portin kryesor të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe aeroportin e Dubait

Porti më i madh dhe qendra kryesore e magazinimit të naftës në Emiratet e Bashkuara…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Trump ia bën me gisht gazetares: Je një person shumë i bezdisshëm

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas me një gazetare gjatë një takimi me gazetarët në…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Trump shtanget nga Inteligjenca amerikane: Mojtaba Khamenei mund të jetë homoseksual

Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…

1 ditë ago