LAJME

“Ditë e errët” për një nga gazetat më të vjetra në botë

Të enjten, më 27 prill, parlamenti austriak vendosi t’i japë fund shtypjes së Wiener Zeitung, një prej gazetave ditore më të vjetra në botë, e cila tashmë do të lexohet vetëm në formë dixhitale.

Kjo gazetë e përditshme 320-vjeçare tani e tutje do të botohet vetëm një herë në muaj, vendosi koalicioni konservator-gjelbër, pavarësisht kritikave të ashpra nga artistët dhe partitë opozitare.

Gazeta u themelua në vitin 1703, atëherë me emrin Wienerisches Diarium (Ditari i Vjenës) dhe ishte gazeta zyrtare e monarkisë së Habsburgëve.

Në vitin 2021, koalicioni qeverisës vendosi që gazeta, në pronësi të qeverisë austriake, të ndalonte publikimin e reklamave të kompanive, e cila ishte burimi kryesor i financimit të saj.

“Gazeta ka më shumë lexues mbi 90 sesa nën 30,” tha Ministrja e Familjes dhe Medias Susanne Raab e Partisë Konservatore Popullore Austriake (ÖVP).

Shkrimtarja austriak dhe fituesja e çmimit Nobel, Elfriede Jelinek dhe artisti André Heller janë disa nga njerëzit e shquar që u përpoqën të ruanin botimin e shtypur. Përfaqësuesit e opozitës e kritikuan vendimin sepse mendojnë se varfëron hapësirën mediatike.

“Është një goditje për politikën dhe kulturën mediatike,” tha nënkryetari i Partisë Social Demokrate (SPÖ), Jörg Leichtfried.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

3 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

8 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

22 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

23 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago