BREAKING NEWS

Erdogani anulon fushatën shkaku i shëndetit

Presidenti Erdogan fillimisht ka anuluar tubimet në Anatoli të mërkurën, duke thënë se mjekët e kishin këshilluar që të qëndronte në shtëpi. Ndërkaq, të enjten ka anuluar edhe tubimet e tjera, përfshirë hapjen e qendrës me energji bërthamore në Akkuyu.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka anuluar fushatën zgjedhore, pasi nuk ishte mirë me shëndet gjatë një interviste televizive, e cila është ndërprerë të enjten.

Pas 20 minutash pushim, Erdogani ka thënë se kishte dhimbje në stomak pas dy ditësh fushate të mundimshme zgjedhore. 69-vjeçari është në një prej fushatave më të vështira zgjedhore deri më tani. Lideri opozitar, Kemal Kilicdaroglu, është zgjedhur për të garuar kundër tij si emër i gjashtë partive opozitare në Turqi.

Sondazhet e fundit mes dy burrave kanë treguar se Kilicdaroglu ka mundësi të mirë për fitore në zgjedhjet e 14 majit, me shumë gjasa do të ketë balotazh dy javë pas kësaj date.

Presidenti Erdogan fillimisht ka anuluar tubimet në Anatoli të mërkurën, duke thënë se mjekët e kishin këshilluar që të qëndronte në shtëpi. Ndërkaq, të enjten ka anuluar edhe tubimet e tjera, përfshirë hapjen e qendrës me energji bërthamore në Akkuyu. Katër reaktorët, të gjithë pronësi e firmës ruse “Rosatom”, janë ndërtuar për disa vjet dhe do të hapeshin në kohë me zgjedhjet në Turqi.

Disa gazetarë ishin të ulur përreth Erdoganit në momentin kur iu përkeqësua shëndeti në intervistën me mediat pro qeverisë së tij Ulke TV dhe Kanal 7.

Pasi një nga intervistuesit bëri një pyetje, kamera e tregoi gazetarin duke u alarmuar gjithnjë e më shumë përpara se ekrani të zbrazej.

Krejt në fund, Erdogani u kthye për të shpjeguar se më parë kishte menduar anulimin e programit. “Sigurisht që ne ndonjëherë hasim në situata të tilla mes një pune kaq të ngarkuar”.

Brenda disa orësh nga transmetimi, në disa llogari të mediave sociale jashtë Turqisë u shfaqën spekulime se Erdogan kishte pësuar sulm në zemër, raporton BBC.

Shefi i komunikimit i zotit Erdogan, Fahrettin Altun, shkroi në mediat sociale, duke “kundërshtuar kategorikisht pretendime të tilla të pabaza” në lidhje me shëndetin e presidentit.

“Asnjë sasi dezinformimi nuk mund të kundërshtojë faktin se populli turk qëndron me liderin e tij dhe partia e tij janë të vendosur t’i fitojnë zgjedhjet e 14 majit”, ka shkruar ai.

Erdogani është në pushtet qe 21 vjet dhe është sëmurë më parë gjatë një interviste të drejtpërdrejtë televizive.

Pak javë pasi i mbijetoi grusht shtetit të dështuar në qershorin e vitit 2016, ai u sëmur për disa minuta përpara se të kthehej për ta vazhduar intervistën. Transmetuesi ndërpreu intervistën përkohësisht.

Në vitin 2011 dhe 2012 bëri operacionin gastro-intestinal që nxiti spekulime për shëndetin e tij.

Votimi në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale zhvillohet më 14 maj. Nëse asnjë kandidat presidencial nuk fiton më shumë se gjysmën e votave, do të ketë rund të dytë dy javë më pas. Votimi ka filluar tashmë për 3.3 milionë shtetasit turq jashtë vendit, të cilët kanë afat deri më 9 maj për të votuar.

Kilicdaroglu dhe aleatët e tij kanë premtuar se do ta kthejnë Turqinë në sistem parlamentar, duke zhbërë shumë nga ndryshimet e sjella nga Erdogani, i cili e drejtoi Turqinë për ta forcuar presidencën e zgjedhur në vitin 2018.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

2 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

7 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

21 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

22 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago