BREAKING NEWS

Ditë të zeza për Burdushin, këto janë dënimet që ia shqiptoi Gjykata

Gjykata Themelore në Prizren e ka shpallur fajtor për mashtrim mjekun popullor, Hysri Peqani, i njohur si Burdushi.

Burdushi u dënua me 1 vit burgim dhe gjobë në shumën prej 5,000 eurosh. Atij i është ndaluar edhe ushtrimi i profesionit në periudhë prej tre viteve.

Gjykata Themelore në Prizren, më 19 nëntor të vitit të kaluar, kishte marrë vendim që Burdushi të shpallet fajtor për këtë rast, për mashtrim dhe ishte dënuar me 1 vit burgim e 5000 mijë euro gjobë.

Ndaj tij gjykata kishte shqiptuar edhe dënimin plotësues, ndalim i ushtrimit të profesionit në kohëzgjatje prej 3 vitesh.

Me pretendimin se aktgjykimi i shkallës së parë është përfshirë në shkelje të dispozitave ligjore, i akuzuari për mashtrim, Hysni Peqani, i njohur me emrin Burdushi, përmes mbrojtësve të tij, kishte kërkuar nga Gjykata e Apelit që rasti i tij të kthehet në rigjykim.

Në anën tjetër, prokuroria kishte kërkuar nga Apeli ashpërsimin e dënimit të shqiptuar ndaj Peqanit, me arsyetimin se i njëjti nuk është adekuat me peshën e veprës penale.

Prokuroria Themelore në Prizren kishte ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarit Hysni Peqani, me arsyetimin se i njëjti, më 20 qershor 2014 deri më 12 gusht 2014, në Prizren, me qëllim që t’i fshehë faktet dhe në mënyrë të kundërligjshme të fitojë dobi pasurore për vete apo për personin tjetër, e mashtron dhe e vë nën lajthim personin tjetër dhe me këtë e nxit të dëmtuarin Qazim Pulatani, shtetas amerikan, duke i thënë se do t’ia shërojë bashkëshorten, e cila vuan nga depresioni në kompensim të shumës prej 2000 eurosh.

Me këto veprime, Peqani akuzohet se ka kryer veprën penale të mashtrimit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

6 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

20 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago