Danilo Vuçiq, djali i presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, është parë mbrëmë pranë kampit përballë Parkut të Pionirëve, ku ndahen përkrahësit e partisë SNS nga qytetarët e tjerë përpara Kuvendit të Serbisë.
Po ashtu, në një video në rrjetet sociale, vëllai i presidentit, Andrej Vuçiq, shfaqet duke ecur mes një grupi të rinjsh drejt këtij vendi.
Ata janë pozicionuar në anën e kampit të përkrahësve të SNS, në një kohë tensionesh mes grupeve që përkrahin Vuçiqin dhe studentëve e qytetarëve protestues që janë kundër regjimit.
Danilo është vërejtur pranë gardhit që ndan përkrahësit e partisë SNS dhe qytetarët e tjerë, të cilët janë të ndarë nga një kordon policor përpara Kuvendit të Serbisë, raporton Nova
Më herët, në rrjetet sociale është shfaqur edhe një video ku shihet vëllai i presidentit, Andrej Vuçiq, duke ecur në mesin e një grupi të rinjsh në drejtim të këtij lokaliteti.
Në video dëgjohet sesi protestuesit i drejtohen atij, ndërsa ai iu përgjigjet me fjalën “Ustasha”.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…