Një 75-vjeçare italiane fitoi me gjyq të drejtën për të nxjerrë nga shtëpia dy djemtë e saj të rritur.
Edhe pse të punësuar dhe rreth të 40-tave, ata u dëbuan sepse jetonin me nënën e tyre dhe nuk paguanin asnjë faturë.
Mediat italiane raportuan se një gjykatë në Pavia mbajti anën e nënës, e cila paditi djemtë e saj, të moshës 40 dhe 42 vjeç. Gruaja, e cila i përshkroi djemtë si “parazitë” në dokumentet e gjykatës, pretendoi se ata jetonin në banesën e familjes pa kontribuar financiarisht ose pa ndihmuar në mirëmbajtjen e shtëpisë.