Me vendosmëri, deri në frymën e fundit, do të punoj në rimëkëmbjen e Kishës Ortodokse të Malit të Zi – kishte thënë jo shumë kohë më parë Presidenti i Malit të Zi, Milo Djukanovic, i cili premtoi se kjo do të jetësohet brenda një viti e theksoi se kisha serbe në Mal të Zi nuk do të ketë asnjë përparësi kundrejt komuniteteve tjera religjioze, transmeton Gazeta Metro.
Djukanovic nuk ka aspak dyshim për rolin e synimet e Kishës Ortodokse të Serbisë dhe e vlerëson atë faktor rreziku për shtetin e Malit të Zi kur tha për televizionin serb Prva Tv se kisha serbe është “asi nën mëngë i Moskës e Beogradit për të përsëritur atë që ju dështoi para katër viteve në ditën e zgjedhjeve”.
Synimi i tij dhe premtim zgjedhor e kishte edhe më parë është autoqefalia e Kishës Ortodokse Të Malit të Zi që ishte shkrirë me formimin e atëherë mbretërisë së serbëve, kroatëve dhe sllovenëve.
“Kisha malazeze u zhduk pas shkrirjes së shtetit malazez, e ky shtet u rimëkëmb në vitin 2006. Është logjike që sot ekziston mendimi i bashkimit të të gjithë besimtarëve ortodoks” tha Djukanovic.
Ai shtoi se, shteti konsideron se ka dokumentacion të mjaftueshëm që shpalos se prona të rëndësishme u krijua deri në vitin 1918 e ndërtuar nga buxheti apo donacionet, e që ka trajta historike-kulturore të jetë shtetërore.
“E përfundimisht në mënyrë të dyshimtë në kadastër janë shkruar emra të figurave private e publike. Nuk e duam asnjë gotë që nuk është e jona, por nuk do të heqim dorë nga çka është e jona”.
Ai shtoi se Kisha Ortodokse e Malit të Zi do të rimëkëmbet brenda një viti dhe theksoi se Kisha Ortodokse e Serbisë do të jetë e barabartë me komunitetet tjera religjioze dhe “asnjë presje më shumë se kaq”.