“Do të të zhvesh lakuriq, siç ke dalë në foto”, ‘shpërthen’ Merkoçi ndaj Ramës: O maskara, ose do plotësosh kërkesat ose largohesh

Analisti Fatmir Merkoçi, ka marrë pjesë në protestën kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve të tjera.

Në fjalën ai i drejtohet kryeministrit Edi Rama që ose të plotësojë kërkesat ose të largohet nga detyra.

Ai i thotë që të ketë kujdes nga populli pasi e gjithë Shqipëria është në këmbë.

Fatmir Merkoçi: O Edvin o maskara, ka vetëm një simbol, ky është i vetmi simbol që i bashkon shqiptarët. Të kemi bërë disa kërkesa, e para minimumi jetik. Edvin dëgjoje mirë, je tallur në mes të Italisë u ke thënë ejani në Shqipëri se nuk ka sindikata. Vërtet i keni bërë levë partie. Por popullin nuk e bëni dot levë partie. Edvin the se kushdo që të quan ty hajdut, është vetë hajdut.

Atëherë të them unë se ti në kohën kur ne morëm zvarrë bustin e diktatorit ti fshiheshe. Edvin, ti ose do plotësosh çdo kërkesë që kanë këta njerëz ose do largohesh. Edvin, kujdes me popullin, se kjo protestë nuk është vetëm në Tiranë, është shpërndarë në gjithë Shqipërinë.

Meqë ke dalë para pasqyrës, Edvin, si qytetar i këtij qyteti, nëse je burrë, përballu me të vërtetën në çdo studio. Jam i gatshëm të të zhvesh lakuriq siç ke dalë në atë foto atje më parë.